Tre raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe me mungesës të vrojtuesve, janë konstatuar në plazhin e Golemit dhe të “Sektor Teuta”, ku për pasojë u vunë nën hetim 3 administratorët e 196 çadrave dhe 392 shezlongëve.
Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë dhe i sigurtë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin.
Si rezultat, u konstatuan 4 raste të tjera të këtyre paligjshmërive, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë.