Partizani luan sot në 17:00 kundër Inter D’Escaldes në Andorrë, me sfidën që vlen për turin e II kualifikues në Conference League. Pas eliminimit në Champions, kampionët e Shqipërisë duket se kanë një përballje të lehtë. Para ndeshjes ka folur edhe trajneri i të kuqve. Zoran Zekic kërkon autoritet nga të tijtë, teksa ka projektuar edhe formacionin për pasditen e sotme.
“Ndeshja e parë ndaj Atletic D’Escaldes luhet në Andorra, ju favorizon kjo?
Jo, nuk besoj. Ajo që është më e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshje.
Si është gjendja e skuadrës, a e keni të gjithë grupin e gatshëm?
Deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e radhës.
Mendoni që kualifikimi në raundin tjetër do të vendoset në Tiranë?
Për këtë duhet të flasim pas ndeshjes së parë. Janë dy përballje për t’u luajtur, do të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodh gjatë ndeshjes”, tha kroati.
Zekic ka në mendje edhe formacionin, teksa balotazh ka në sulm për Grezdën, ndërsa duket se trajneri nuk do ndryshojë vendosjen dhe emrat nga dy ndeshjet e fundit në Champions League.
Formacioni i mundshëm:
Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Saliou, Atanaskoski; Mehmeti, Murataj, Rrapaj; Da Silva, Cara (Grezda), Mba Trajner: Zoran Zekic.