Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Vilnius, do të diskutohet për tre çështje kryesore.

Tre çështjet kryesore janë: paketa e re e dërgimit të armëve, ftesa në NATO dhe garancia e sigurisë për Ukrainën drejt rrugës së NATO-s.

“Në axhendën e sotme kemi për të diskutuar tre çështje: e para janë paketat e reja të armëve për të mbështetur ushtarët tanë, e dyta, mendoj se është ftesa nga NATO. Për të gjitha këto dua të flas me aleatët tanë. Së fundi, garancitë e sigurisë për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s”, deklaroi Zelensky.

Është planifikuar gjithashtu edhe një konferencë e përbashkët për shtyp mes Zelensky dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.