PSG do e shesë Kylian Mbappe këtë verë. Gjithmonë nëse vjen një ofertë tunduese dhe sulmuesi nuk rinovon. Me zgjatjen e kontratës që është një mision pothuajse i pamundur. Pasi 24-vjeçari nuk ka ndërmend të qëndrojë me te kampionët e Francës. Real Madrid mbetet në “pole” për Mbappe, të cilin e duan edhe në Premier League.

Aty ku Liverpooli ka gati 200 milionë euro për ta transferuar në “Anfield”. Në kushte të tilla, drejtuesit e PSG-së kanë piketuar pasuesin e “yllit” francez. Bëhet fjalë për një objektiv të vjetër: Ousmane Dembele. 26-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, që do të detyrohet ta shesë nëse nuk vjen rinovimi.

Luis Enrique është një admirues i sulmuesit anësor dhe u ka kërkuar drejtuesve t’ja sjellin në skuadër. Gjithmonë nëse shitet Mbappe. Operacion që mund të mbyllet me 50 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e shitjes së Dembele.