Këshilltari ligjor i grupit të PD, Rezart Kthupi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për mbledhjen e djeshme online të Këshillit Kombëtar që u thirr nga Gazment Bardhi.

Kthupi u shpreh se nesër do ketë patjetër zgjedhje për kreun e ri të PD, ndërsa tha se pretendohet se dje është mbledhur Këshilli, por sipas tij nuk ka asnjë provë që vërteton se në këtë mbledhje kanë qenë 245 anëtarët.

“Nesër do të ketë patjetër zgjedhje. Pretendohet se është mbledhur këshilli kombëtar, por ju nuk keni asnjë provë veç deklaratës së Bardhit. Kanë qenë 245 personat në mbledhje?

Ai formulari që pretendohet se është shpërndarë dje, nuk është e vërtetë por ka nisur në 13 korrik.

Pra këto vendime që pretendohen që u morën dje janë parapërgatitur dhe paranënshkruar kohë më parë. Në lidhje me mbledhjen online për shkak fondesh, nuk është e vërtetë.

Praktika e ka pranuar që disa anëtarë të jenë në mbledhje online, sepse mbledhjet e këshillit, tërësia janë të pranishëm në sallë dhe 23 online.

Pra numri në sallë ishte mjaftueshëm për të krijuar kuorumin, ndërsa dje ishte mbledhja tërësore online. PD është në rrugëtimin e saj më të mirë të mundshëm. Është pastruar nga e shkuara. Vija ndarëse është Berisha. Prisni të rithemelimet dhe të ringrihet PD”, tha ai.