Dy ditë pasi mblodhi Asamblenë Kombëtare, kryeministri Edi Rama po mban një mbledhje të zgjeruar të qeverisë, ku marrin pjesë ministra dhe zëvendësministra.

Mbledhja po mbahet në një prej hoteleve në Tepelenë dhe ajo ka nisur rreth orës 12:00.

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, shkroi Rama në rrjetet sociale teksa publikoi edhe disa foto nga takimet që po mbahen në kuadër të kësaj mbledhje.