Temperaturat e larta nuk kanë qenë shkaku i rënies se zjarreve masive në Greqi por ato janë vënë nga dora e njeriut. Ky ka qenë konkluzioni i autotiteteve të vendit fqinj që prej dy javësh lufton me flakët.

Gjatë një konference për shtyp ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi deklaroi se zjarret kanë shkaktuar dëme kolosale.

“667 vatra aktive zjarri pati keto dy jave ne vendin tone,mbi 60 në dite. Ato janë shkaktuar nga dora e njeriut. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë zjarrvënie, qoftë nga pakujdesia apo qëllimisht . Janë djegur 400,000 hektarë tokë këtë vit.Diferenca me vitet e tjera ishin kushtet e motit. Që nga viti 2003 nuk kemi pasur një hartë me rrezik kaq të lartë dhe në kaq shumë rajone. Departamenti i Zjarrfikësve vuri nën kontroll shumicën e të gjitha këtyre vatrave. Megjithatë, 10 zjarre morën përmasa të mëdha dhe testuan kufijtë dhe qëndrueshmërinë e të gjithëve dhe mbi të gjitha të banorëve.”

Si pasojë e flakëve të favrizuara nga temperaturat ekstreme dhe erërat e forta – kanë humbur jetën pesë persona në Greqi.

Po ashtu janë shkatërruar shtëpi, ferma , fabrika si dhe janë djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh . Në zonën e goditur rëndë të Magnezisë, zjarret arritën në një depo municionesh të forcave ajrore, ndërsa situatë kritike ishte edhe në ishullin Rodos ku më shumë se 20.000 turistë janë larguar nga hotelet.