Pas tetë viteve dhe 11 trofeve të fituar me Juventusin, Juan Cuadrado la “Zonjën” dhe si lojtar i lirë do i bashkohet Interit në Serie A. Merkato mes dy skuadrave është e nxehtë këtë verë përvëluese, teksa bardhezinjtë “i rrëmbyen” Lukakun zikaltërve.
Ausilio dhe Marotta janë kundërpërgjigjur, duke marrë ish-kapitenin e Juves me parametra zero. Paga e kolumbianit do jetë 2.5 milionë euro në sezon, me 35-vjeçarin që do firmosë për një vit.
Gjithçka është konfirmuar, teksa pritet vetëm zyrtarizimi. Në kanalet e komunikimit, tifozët e Juves nuk e kanë pritur mirë lajmin, me Cuadradon që në sezonet e fundit ka qenë “flamuri” i tyre në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.