Arbnor Muçolli është zyrtarisht futbollist i skuadrës së Goteborgut në kampionatin suedez. Palët kishin arritur akordin në ditët e fundit dhe sot është prezantuar zyrtarisht nga klubi i tij i ri, i cili në Europë ka shkruar edhe histori duke fituar dy Kupa UEFA në sezonet 1981-82 dhe 1986-87.

Muçolli ka firmosur me Goteborgun një kontratë 3 vjeçare, duke ndërruar ambient pasi në të shkuarën ai ka luajtur me Vejlen në Danimarkë, skuadër nga e cila e ka nisur që në fëmijëri. Mesfushori 23-vjeçar është aktivizuar edhe në 10 ndeshje me Shqipërinë U21 si edhe në 3 miqësore me Kombëtaren A.

“Të dashur tifozë të Vejle! Erdha si djalë i vogël dhe kam qëndruar këtu sot si një njeri me shumë përvojë dhe eksperienca të mira mbi 10 vjet në Vejle Boldklub.

Unë jam gjithmonë mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kam marrë gjatë gjithë kohës sime në Vejle.

Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm që nuk do t’i harroj kurrë. Ka qenë një nder i madh për mua që kam qenë në gjendje të vesh fanellën e kuqe dhe të luaj për një klub kaq tradicional në Danimarkë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët, menaxherët me të cilët kam takuar dhe luajtur gjatë kohës sime në Kupën e Botës, dhe së fundi të gjithë vullnetarët që po bëjnë një punë të madhe në dhe rreth Vejle Stadion”, shkruan mesfushori në përshëndetjen për klubin dhe tifozerinë.