Pjesë nga fjala e Ramës:

Patëm një takim dhe një diskutim shumë të dobishëm në kushtet kur Shqipëria do të presë Procesin e Berlinit në Tiranë dhe ku qëllimi im është që ky samit të shënojë disa përparime konkrete për të cilat po punojmë me kancelarinë në Berlin dhe po diskutojmë me KE në Bruksel.

Është një kohë kur është bërë shumë e qartë se hendeku midis vendeve anëtare të BE dhe vendeve tona në aspektin e mbështetjes financiare nga BE është i pakrahasueshëm me nevojën tonë dhe me domosdoshmërinë që Europa e tërë të jetë më kompakte.

Kjo është arsyeja pse ne prej disa kohësh kemi nisur të shtyjmë në këtë drejtim, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin si vende të Ballkanit, në mënyrë të posaçme me Maqedoninë. Në mënyrë që të çojmë përpara këtë qëllim tonin të përbashkët, duke furnizuar partnerët tanë me të dhëna konkrete.

Për më tepër eksperiencat që kemi kaluar na e ndalojnë që ne të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kam parasysh Covid, kur BE na la “peshk pa ujë” dhe ku u detyruam të kërkojmë vaksina në vende të treta. Por kam parasysh edhe periudhën pas, kur ne gjetëm mbështetje te BE.

Ka plot sfida të përbashkëta që kërkojnë një qasje të përbashkët ndaj qytetarëve që nuk mund të jenë të dorës së parë apo të dytë.

Ajo që fqinjët tanë marrin nga BE, është e pakrahasueshme nga mundësitë tona për t’i vënë ne dispozicion popullit të tyre.

Shqipëria dhe Maqedonia kanë një bilanc shumë kuptimplotë në raport me BE, jo sa i përket reformave që çuan në hapjen e negociatave, por sa i përket linjëzimit me BE.

Kjo është një vlerë që jo të gjithë e mëshirojnë 100%. Lajmi i mirë është që komisioni, sic e ka shprehur Von der Leyen po punon në këtë drejtim. Ne do të kemi një tjetër njoftim formal në Tiranë, për të diskutuar konkretisht mbi planin.

Na duhet ky plan, na duhet kjo mbështetje dhe e meritojmë si vende në mes të Europës që mos të shihemi se ata që duhet tëq bëjnë detyrat, por edhe si ata që kontribuojnë.

BE tani ka nevojë për ne, sa kemi ne nevojë për BE.