Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç thotë se problemi me radhët e gjata në kufirin me Malin e Zi u zgjidh pas komunikimit me ministrat e Brendshëm malazez dhe shqiptar.
Duke shpërndarë në rrjetin e tij social “Instagram” lajmin e Top Channel, Abazoviç tregon se pas telefonatës me Filip Axhiq dhe Taulant Balla, situata në kufi u normalizua, ndërsa shpreh gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, në të mirë të qytetarëve.
Burime për Top Channel thanë një ditë më parë se ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë bisedës me Abazoviç dhe homologut Axhiq kërkoi lehtësim të të proceduarve të kalimit në pikën kufitare.
Trafiku tashmë është lehtësuar dhe ka filluar normalizimi i situatës në Pikën e Kalimit Kufitar në Hanin e Hotit.