Të paktën 18 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën në një aksident në Pakistan, pasi autobusi i tyre u përplas me një kamion të parkuar në një autotradë dhe mori flakë, thanë autoritetet vendore.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në provincën lindore, Punjab. Mësohet se autobusi po transportonte rreth 40 udhëtarë nga qyteti jugor Karaçi drejt kryeqytetit, Islamabad.
Autobusi i pafat, u përplas me një kampion të vogël që ishte i mbushur me tri rezervuare të vogla karburant rreth orës 04:30. Kamioni dhe autobusi morën flakë menjëherë dhe shoferi i kamionit vdiq në vend”, thanë autoritetet.
Aksidentet fatale rrugore janë të zakonshme në Pakistan, ku rregullat e trafikut respektohet rrallëherë dhe rrugët në shumë zona rurale janë në gjendje të keqe.
Më shumë se 40 persona humbën jetën në janar, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një përroskë dhe u kaplua nga flaka në provincën jugore të Pakistanit, Balochistan.