Eldi Allushi me origjinë nga Durrësi, 26 vjeç, është i riu që po drejtonte mjetin luksoz që u përplas në digën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Allushi është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në momentin që është përfshirë në aksident ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike ose alkoolit.
Ai ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në Rrugën e Kosovarëve’ dhe më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën.