Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për një aksident të ndodhur pak ditë më parë. 34 vjeçari Fatbardh Keci përplasi për vdekje një këmbësorin Jonuz Mani, më pas u largua dhe fshehu automjetin në Shijak. Automjeti është gjetur dhe është bllokuar nga policia.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 25.08.2023, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Shijak.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin J. M., banues në Sukth, këmbësor, është larguar nga vendi i aksidentit dhe e ka fshehur automjetin në Shijak.”, thuhet në njoftimin e policisë.