Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Vlorë pas kontrolleve të ushtruara në anijen ku mendohej se u helmuan turistët polakë ka gjobitur me 6 milionë lekë subjektin në fjalë për “mosplotësim të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit”
Kontrolle ka pasur në të gjitha vendet ku kanë ndaluar turistët dhe kanë konsumuar ushqim. Nga një ekspertizë tek anija ku ata kanë ngrënë dhe dyshohet se janë helmuar, janë marr mostra të ushqimit dhe janë dërguar në Tiranë. Pritet që përgjigja e tyre të zgjatë 3-4 ditë pasi do testohen për salmonela dhe të gjitha shkaqet e tjera që mund të kenë shkaktuar helmimin.
Drejtoria e Shëndetit Publik nga ana tjetër ka marr mostra nga feçe e fëmijëve dhe personave në bord të cilat po i analizon deri në një përfundim zyrtar për të përcaktuar nga ka ardhur helmimi.