Polonia së fundmi po përballet me përhapjen e sëmundjes së legjionarëve ku deri më tani kanë humbur jetën 14 persona dhe janë infektuar 150 të tjerë. Shumë prej të infektuarve janë dërguar në spital që kur u zbulua sëmundja e legjionarëve javën e kaluar, raporton BBC. Autoritetet janë ende në kërkim të burimit të ndotjes se si bakteri legjionella, që shkakton sëmundjen, u fut në ujësjellësin në qytetin Rzeszow dhe rrethinat e tij.

Vendndodhja e shpërthimit fillimisht ngriti shqetësime sepse Rzeszow është qendra për ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe shumë ushtarë amerikanë ndodhen aty. Sëmundja e Legjionarëve është një infeksion serioz i mushkërive që transmetohet nga pikat e vogla të ujit të infektuar, jo duke pirë ujë të kontaminuar. Sëmundja nuk përhapet nga personi në person.

Njerëzit mund të infektohen kur bëjnë dush, kur lajnë tualetin ose nga një sistem klimatizimi. Simptomat fillestare mund të ngatërrohen me gripin, mosha më e prekur është mbi të pesëdhjetat, sistemi imunitar i të cilëve është i dobësuar.

Sëmundja e legjionarëve trajtohet përmes antibiotikëve. Shumica e njerëzve që vdiqën ishin të moshuar. Të gjithë vuanin nga sëmundje të tjera kronike, përfshirë kancerin.
Bakteri u identifikua për herë të parë në vitin 1977 si shkaku i një shpërthimi të pneumonisë së rëndë në një qendër kongresi të Legjionit Amerikan në Filadelfia./