Amal Clooney dhe bashkëshorti i saj George kanë mbërritur në Venecia për të marrë pjesë në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia, i cili nis sot.
Amal zgjodhi të vishte një mini fustan me lule bardh e zi, si dhe këpucët më shik të verës, që i përkasin markës Roger Vivier, të cilat ndërthurin elemente klasike, me kopsa dhe pëlhurën transparente, që marka e njohur ka dizajnuar që nga vitet 1930 dhe deri më sot dhe ende përfaqëson në mënyrë unike prodhimin e këpucëve klasike dhe të shkëlqyera.
E njohur për dashurinë e saj ndaj aksesorëve, Amal zgjodhi një palë syze dielli të mëdha me detaje floriri, ndërkohë që kompletoi look-un e saj me çantën Arlington Kikka, duke na dhënë një pamje ‘luksi të qetë’, të cilin gjithsesi e preferonte, para se ta krijonte dhe përhapte.
Në ditët në vijim presim paraqitje më elegante nga çifti i famshëm, shfaqja më e fundit e të cilit ishte pothuajse një muaj më parë në liqenin e Komos, së bashku me fëmijët e tyre binjakë.