Anija kozmike e Rusisë “Luna-25” është përplasur në Hënë pasi doli jashtë kontrollit.
Ky ishte misioni i parë i Rusisë në Hënë pas 50 vitesh. Anija hapësinore pa pilot ishte planifikuar që të ulej në polin jugor të Hënës.
Roscosmos, kompania hapësinore shtetërore ruse, tha se kishte humbur kontaktin me anijen kozmike. Më pas u përplas në sipërfaqen e Hënës. Kompania deklaroi se një komision i posaçëm do të shqyrtojë rrethanat përse dështoi misioni.
“Luna-25” do të eksploronte një pjesë të Hënës pasi shkencëtarët besojnë se mund të ketë ujë të ngrirë dhe elemente të çmuara. Për të njëjtin mision, javën e ardhshme do të ulet në Hënë anija kozmike e Indisë.