Më 24 gusht Partizni do të luajë në transfertën kazake ndaj Astanas, sfidën e parë të fazës së “Play-Off” të Conference League. Kjo përballje do të jetë shumë e luftuar, me të kuqtë që do të bëjnë maksimumin për të prekur grupet e këtij kompeticioni.
Duke parë edhe rëndësinë e kësaj përballjeje, UEFA ka vendosur edhe për gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën epar ëmes tyre në “Play-Off”. Një skuadër skocezë do të gjykojë kryeqytetasit në duelin me kazakët.
Gjithçka do të kryesohet nga Donald Robertson, i cili do të ndihmohet nga Calum Spence dhe Daniel McFarlane. Gjyqtar i katërt do të jetë Grant Irvine.
Kujtojmë se Robertson ka nisur aktivitetine tij në Europë në viti 2019, ndërsa me stemën e FIFA-s është paisur në vitin 2017. Në fakt 36-vjeçari është një emër i njohur për shqiptarët, pasi ka vendosur drejtësi në sfidën mes Nome Kalju dhe Shkëndijës së Tetovës më 9 korrik 2019.