Policia greke ka nisur kontrollet nga deti dhe toka për kapjen e autorit që organizoi atentat për ta eleminuar biznesmenin Andrea Kalemi në ishullin Paksos.

Policia po kontrollohen të gjitha mjetet lundruese që dalin nga ishulli Paxos me drejtim Prevezen, Igumenicën dhe Korfuzin.

Nga ana tjetër biznesmeni Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi, po lufton me jetën në spitalin e Janinës pas atentatit të organizuar ndaj tij, teksa pushonte me familjen. Ngjarja ka ndodhur në limanin e Lakkas, në ishullin Paxos. Pushuesit kanë dëgjuar disa të shtëna dhe kanë shkuar në vendngjarje ku gjetën të plagosur biznesmenin 51 vjeçar. Ai është transportuar drejt urgjencës për ndihëm e parë e më pas drejt Igumenicës për mjekim të specializuar.

Për shkak të gjendjes mjaft të rëndë shëndetësore, Kalemi është transportuar më pas në Janinë.

Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe dyshon se atentatori është një shqiptar i ardhur nga Italia.