Një gabim në sistemin e bankomateve të Bankës së Irlandës u mundësoi klientëve që nuk kanë para në llogarinë e tyre të tërheqin deri në 1000 euro. Vetëm pak minuta pasi lajmi ‘se Banka e Irlandës po jepte para falas’ mori dhên, radhë të gjata u panë në ATM në Dublin të njerëzve që tërhiqnin para që nuk i kishin gjendje në llogarinë e tyre.
U kërkua ndërhyrja e policisë, e cila u detyra të ruante gjatë gjithë ditës dhe natës të gjitha bankomatet derisa gabimi teknik në sistem të rregullohej. Banka e Irlandës ka kërkuar falje për problemin teknik. Banka e Irlandës ka paralajmëruar përdoruesit e ATM-ve ose aplikacioneve bankare online se këto para do të debitohen nga llogaritë e tyre. “Kërkojmë falje për ndërprerjen e shkaktuar nga ky dështim (…) Ne e dimë se nuk kemi arritur në nivelin e shërbimit që klientët tanë presin nga ne,” thuhet në njoftimin e bankës. Brendan Burgess, themeluesi i AskAboutMoney.com, i tha televizionit RTE se banka duhej të përmirësonte sistemin e saj të IT.
Megjithatë, ai shtoi: “Nëse e dini se nuk keni para, por merrni 1000 euro nga llogaria bankare, jeni duke bërë mashtrim. Dhe ky nuk është një problem që ka të bëjë me sistemet e Bankës së Irlandës.”