Ylli Limani ka bërë një rrëfim të sinqertë, në një intervistë të dhënë për Berat Buzhala. Artisti ka folur rreth periudhës më të keqe që ka kaluar në jetën e tij dhe bëhet fjalë për pandeminë, marsin e vitit 2020-të.
“Unë kur flas për jetën time, them jeta para pandemisë dhe jeta pas pandemisë sepse kur të ndalen koncertet, fitimet, xhirimet, gjendesh përpara një pyetje të madhe, kush dreqin jam kur nuk këndoj”. Ai shprehet se pandemia zhduku Yllin e vjetër, ku Ylli pyeste veten se çfarë donte nga jeta, përse duhej të bëhej i famshëm, se për çfarë ishte gati të humbiste për të arritur atë që donte.
“Kam patur një krizë identiteti, sinqerisht ka qënë një thyerje. E di që njerëzit kanë humbur njerëz të dashur por në atë moment unë them ka vdekur Ylli i vjetër dhe u lind Ylli tjetër”, tha ai.