Për ministrin e Brendshëm, Taulant Balla procesi i vetëpastrimit në radhët e policisë së Shtetit sapo ka nisur. Në përfundim të mbledhjes se Këshillit te Ministrave, Balla shprehu vendosmërinë për të shkëputur cdo lidhje të krimin në radhët e punonjësve të policisë.
“Procesi i vetëpastrimit në polici sapo ka filluar. Unë nuk jam këtu që të them se ia kam arritur qëllimit ta pastroj plotësoj por punoj çdo ditë.
Këtë proces vetëpastrimi ta kryejmë në kohë sa më të shkurtër. Proces i vazhdueshëm Punonjës që tradhtojnë aksionet e policisë do të jenë në zhdukje të vazhdueshme.
Fijet që i lidhin me grupet kriminale do të priten’. Kemi plot hetime të tjera në proces. Çdo lloj aksesi i një punonjësi policie do të pritet”.- tha Balla.