Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka bërë apel strukturave policore që të ndërmarrin masa më të ashpra ndaj drejtuesve të automjeteve që rezultojnë të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike.
Balla thekson po ashtu se duhen masa më të forta dhe për tejkalim shpejtësie në qendrat e banuara apo akset rrugore.
“Duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit apo drogës. Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”, thotë ministri.