Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka mundesuar udhetimin e babait te viktimes Klajdi Bitri ne Itali, për të sjellë trupin e pajetë të të birit në Shqipëri.

Ministri Taulant Balla ka kontaktuar të atin e Klajdi Bitrit, dhe më pas është mundësuar nxjerrja e menjëhershme e pasaportës së tij për të udhëtuar drejt shteti fqinj.

Gjithashtu mësohet se është bërë e mundur edhe gjetja e një agjensie funerale e cila do të sjellë trupin e të riut nga Italia. Sakaq, shpenzimet do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes.

Bitri mbeti viktimë dy ditë më parë pas një sherri në Itali, pas një sulmi nga një algjerian, teksa po përpiqej të shpëtonte mikun e tij italian.