Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me ambasadorin e ri gjerman në Tiranë Karl Bergner. Gjatë takimit Balla dhe Bergner diskutuan lidhur me mundësinë për krijimin e mekanizmave të rinj për promovimin e njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, ku sipas Ballës ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme.
Gjatë takimit ministri Balla theksoi se një ndër sektorët prioritarë për Shqipërinë është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor.
“Do të vazhdojmë të kryejmë operacione të përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrim parash, krimin ekonomik e financiar, krimin kompjuterik. Task-Forca e përhershme mes dy policive tona “Anti-Skifter” do të vijojë të japë rezultate në goditjen e elementëve keqbërës, me çeljen dhe ndjekjen e procedimeve penale paralele”, thekson Balla.
Postimi i ministrit Balla:
🇦🇱🤝🇩🇪 Mirëprita në një takim Ambasadorin e ri gjerman në Tiranë Karl Bergner. Ndërsa brenda strukturës së Policisë së Shtetit po synojmë të krijojmë mekanizma të rinj për promovimin e njerëzve me integritet të lartë moral dhe profesional, ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme. Një ndër sektorët prioritarë për ne është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor. Do të vazhdojmë të kryejmë operacione të përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrim parash, krimin ekonomik e financiar, krimin kompjuterik. Task-Forca e përhershme mes dy policive tona “Anti-Skifter” do të vijojë të japë rezultate në goditjen e elementëve keqbërës, me çeljen dhe ndjekjen e procedimeve penale paralele.