Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Mësohet se në qendër të kësaj mbledhje do të jenë dy pika, zgjedhjet e 24 shtatorit për Bashkinë e Kukësit dhe ndryshimet statutore që do të bëhen.
Gjithashtu, mbrëmjen e sotme do të miratohen dhe ndryshimet statutore që do të bëhen dhe pritet që të miratohen në mënyrë finale në Kuvendin që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 10:00.
Sakaq, mësohet se ftesa për mbledhjen u është bërë dhe anëtarëve të grupit të Gazmend Bardhit.