Tensioni që Brexit prodhoi në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe, e që u sheshuan pas disa vitesh, duket se kanë gjetur terren për tu rikthyer.
Shkak është bërë një vendim nga Brukseli që ka bllokuar një marrëveshje, e cila do të lejonte Londrën zyrtare të kthente pas në Francë, azilkërkuesit që kalojnë kanalin e “La Manshit”.
Të dhënat zyrtare tregojnë se refuzimi erdhi nga një prej ndihmësve më të besuar të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Politikani gjerman Bjoern Siebert u tha zyrtarëve të lartë britanikë se blloku do të refuzojë të marrë në konsideratë nënshkrimin e një ‘marrëveshjeje kthimi’ pas Brexit.
Siebert, i cili është kreu i kabinetit të von der Leyen, ia përplasi në fytyrë refuzimin sfidues Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Sir Tim Barroë, në një takim ballë për ballë që zhvilluan në fillim të këtij viti.
Daily Mail ka publikuar një memo të brendshme të qeverisë britanike që përshkruan rezultatin e takimit midis Sir Tim dhe Siebert, ku britaniku thotë për zyrtarin e BE-së: “Ai theksoi se Komisioni nuk është i hapur për një marrëveshje ripranimi MB-BE“.
Por, Brukseli kundërshtoi versionin e ngjarjeve të përcaktuara në memorandumin e zbuluar nga media britanike.
“Siebert nuk tha kurrë atë që pretendohet“, tha një zëdhënës i Komisionit Europian.