Roland Bejko akuzon ashpër Berishën se ka shkatërruar opozitën dhe se është ai fajtori kryesor pse PD nuk është në pushtet.“Berisha u vrau shpresën mbështetësve të vet. Shkatërroi PD-në , e ndau në 2 – 3 pjesë. Vrau demokracinë. Opozita nuk është më peshë morale, nuk e beson kush dhe i ka dhënë të gjithë terrenin Ramës.

Një koment Bejko e kishte dhe për përfshirjen e Sali Berishës në “Malin e Tiranës”, kullën më të lartë në kryeqytet.”Berisha e ka të qartë dhe e di që nuk vjen kurrë në pushtet dhe është kriminale kur i thua njerëzve që do vijmë në pushtet. Shkëmbeu minikullat me një kullë të madhe në mes të Tiranës dhe me resorte. Janë të paktën 60 leje ndërtimi ku janë të përfshirë famila e tij”Ai është i bindur se Berisha nuk mund të kthehet në pushtet ndërsa mashtron mbështetësit demokratë.“Pa Berishën PD do të ishte në pushtet sot.

Me këto skandale të mëdha që ka bërë qeveria, sidomos me inceneratorët dhe fondet e vjedhura të IPARDIT. Në kushtet ku ne jemi sot qënia e zotit Berisha e Meta si alternativë pushteti bëri që Edi Ramës ti forcohej pozita.Nuk mund ta sjellë dot njeri Berishën në pushtet. Sa kohë të jetë Berisha, Meta. Nuk mund të zëvendësohet një bandë e korrupsionit me një bandë tjetër korrupsioni. Fakti është që në Shqipëri po pastrohen paratë e ndërkohë që shqiparët po ikin.”