Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother Vip 1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj në Shqipëri. Bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte të reja, tashmë jo në modeling, por edhe në moderim.

Jori gjithashtu njihet dhe për miqësinë e ngushtë që ka me ish- banoren e ‘BBV 1’, modelen e njohur Beniada Nishani. Postimet me njëra- tjetrën në rrjete sociale nuk mungojnë ku dhe na tregojnë raportin e mirë që kanë. Para disa ditësh Jori ka postuar në Instagramin e saj foto pa lejen e Beniadës, ku kjo e fundit shfaqet duke fjetur në makinë. Epo nuk zgjati shumë derisa Beniada ‘të merrte hak’ ndaj Jorit dhe ditën e sotme ka postuar një foto të asaj në gjumë duke ia kthyer kështu me të njëjtën monedhë.

Prej disa ditësh Jori është përfolur për një rikthim me ish- të dashurin e saj, reperin italian Fred De Palma. Kjo për shkak të një fotoje që ai ka postuar duke u puthur me një vajzë që u supozua se ishte Jori dhe gjatë një koncerti të tij, ku është shprehur se e dashura e tij është shqiptare.

Ama ditën e sotme ata kanë vërtetuar se janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe se janë çifti më i ri i showbizit. Vetëm pak më parë reperi ka postuar në Instastory një foto të Jorit në makinë dhe ka vendosur një emoji dashurie, ndërsa Jori e ka ripostuar dhe ka vendosur dy zemra të kuqe.