As mundësia që u erdhi në derë për rikthimin e bastionit pas skandalit të Safet Gjicit, nuk u shfrytëzua për bashkim nga demokratët në Kukës. Partia Demokratike e Sali Berishës mbledh të mërkurën kryesinë për Primaret që do përcaktojnë kandidatin e koalicionit opozitar për zgjedhjet e 24 shtatorit. Lulzim Basha nga ana e tij po përgatit nxjerrjen e një kandidati që do të rivalizojë jo vetëm maxhorancën socialiste, por edhe kandidatin e primareve të Berishës për bashkinë.

Kjo përçarje ndërmjet demokratëve është transferuar sërish në KQZ ku betejën e parë sa i përket numrit të komisionerëve duket se e fitoi Berisha, falë bashkëpunimit me Ilir Metën. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ankimin e Lulzim Bashës i cili kundërshtonte ndarjen e komisionerëve.

Sipas formulës së miratuar, tre komisionerë do t’i takojnë PS, dy Partisë së Lirisë si forcë e dytë e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe 1 PD-zyrtare si forcë e tretë.