Sali Berisha ka mohuar që biznesmeni Agim Zeqo të ketë paguar ndonjëherë për kurimin e tij në Vjenë. Ai ka reaguar, duke iu përgjigjur akuzave të botuesit Mero Baze. “Sipas tij, biznesmeni Agim Zeqo më paska paguar shpenzime mjekimi në Vjenë.
Lidhur me këtë shpifje të tij amorale, sqaroj se kurrë Agim Zeqo dhe asnjë biznesmen tjetër, shqiptar apo i huaj, nuk ka paguar ndonjëherë një qindarkë të vetme për kujdesin tim shëndetësor në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër në botë”, thotë Berisha.
Atij i është përgjigjur sërish botuesi Baze. “Sali trego faturën e klinikës jo përralla. Po qe se e ke paguar vet ishte mirë ta deklaroje si shpenzim tek deklarimi i pasurisë.
Se nuk është shifër e vogël që mund ta fusësh cash në bankë. Boll u fshehe pas fustanit të zonjës Karo meqë ke qejf të flasësh me emra të deformuar”, shkruan Mero Baze, duke iu referuar faktit se Berisha reagimin e tij, e bëri nëpërmjet një deklarate të Floriana Garos.