Teska fillimisht Beyoncé hezitoi të shprehte publikisht mbështetjen e saj për Lizzo-n, pas akuzave që dolën në dritë, ajo tani po e mbështet atë publikisht me gjithë zemër.

Gjatë koncertit të saj në Atlanta, Beyoncé e bëri të qartë qëndrimin e saj se mbështet kolegen.

Kur akuzat shpërthyen, me kërcimtarët që paditën Lizzo-n për një “ambient jashtëzakonisht seksual”, “fyerje”, “zhvlerësim” dhe “mospagim të pagës”, Beyoncé madje kishte hequr emrin e saj nga teksti i një kënge të saj.

Megjithatë, në koncertin e fundit, ajo jo vetëm që e shtoi vargun aty ku ishte, por kur u thirr emri i Lizzo-s, ajo shkoi në pjesën e përparme të skenës dhe bërtiti: “Të dua, Lizzo” .

Beyoncé tonight in Atlanta: “Lizzo! I love you, @Lizzo!!” 🤍 #ATL #Round3 #RWT2023 🪩 pic.twitter.com/FpSHaODKqI

Turma i dha asaj duartrokitje, duke treguar se me siguri janë dakord me yllin e tyre të preferuar dhe janë në favor të këngëtares, pavarësisht akuzave.