Ikona e muzikës pop, Britney Spears është ndarë nga partneri i saj, Sam Asghari.

Çifti i famshëm i dha fund martesës së tyre një vit pas ceremonisë që bëri bujë të madhe gjithandej.

Në kërkesën për divorc, Sam ka përmendur “dallimet e papajtueshme” dhe ka kërkuar që artistja të paguajë mbështetjen bashkëshortore dhe tarifat e avokatëve të tij.

Krijuesja e hitit “Oops! I Did It Again” ndërkohë ka fshirë të gjitha fotografitë me Sam.

Ajo gjithashtu ka mbyllur llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Thashethemet se 29 vjeçari dhe 41 vjeçarja ishin në krizë martesore kanë qarkulluar për një kohë mes raportimeve se të dy jetonin të ndarë për një kohë të gjatë.