Detaje tronditëse janë zbuluar nga martesa e Britney Spears.

TMZ raporton se ajo çau kokën gjatë një zënke me ish-bashkëshortin e saj, Sam Asghari.

Themeluesi i TMZ, Harvey Levin, pretendoi në “Britney Spears: Divorce & Despair” se çifti dikur pati një debat të ashpër në Londër që përfundoi me plagosjen e rëndë të këngëtares e cila kishte nevojë për kujdes mjekësor.

“Ajo dhe Sam po shkonin në një dhomë hoteli, dhe u bë aq keq situata saqë ajo u përplas dhe goditi tryezën e kafesë, duke iu çarë koka,” pohoi Levin duke shtuar: “Ajo kishte nevojë për qepje.”

Producenti ekzekutiv Charles Latibeaudiere tha në episodin “TMZ Investigates” se “paqëndrueshmëria” e supozuar e Spears në fund u bë “shumë e madhe” për Asghari, kështu që ai shkoi në gjykatë më 16 gusht për t’i dhënë fund martesës së tyre pas vetëm 14 muajsh.

TMZ raportoi më parë se Asghari dyshonte se Spears e kishte tradhtuar atë me një anëtar të stafit në shtëpinë e saj dhe se ylli i popit e sulmoi fizikisht një herë ndërsa ai ishte në gjumë, duke i nxirë syrin. Burime pranë Spears i mohuan akuzat.

“Nuk ka pasur asnjë tradhëti. Dhe ai është më i gjatë. Si mund ta sulmojë ajo?” tha një burim i brendshëm për ‘Page Six’.

Asnjëri prej tyre nuk kanë folur publikisht mbi raportet e TMZ, megjithëse të dy kanë reaguar për ndarjen e tyre.

Asghari shkroi në Instagram më 17 gusht se gjëra të tilla ndodhin, ndërsa Spears u shpreh se ajo “ishte pak e tronditur por nuk mund ta duronte më dhimbjen”.