Ndërsa nga veriu në jug vendi është mbushur plot me turistë, kryeministri Edi Rama u kërkoi sot të tregojnë kujdes me plehrat për të mos ndotur mjedisin.
“Turizmi malor si asnjëherë më parë me bujtinat e Thethit të mbushura përplot nga turistët që vijnë prej gjithë botës për të shijuar natyrën e papërsëritshme dhe freskinë ndjellëse të këtyre ditëve fundgushti. Ama, ti që bën ecje shtigjeve atë kanaçen dhe paketën e cigares mos e hidh nëpër ferra, sepse lëndon atdheun e fëmijëve të tu, vendin e prindërve të tu, fytyrën e kësaj Shqipërie që bëhet me turp nga papastërtia e krijuar prej papërgjegjshmërisë tënde kaq të shëmtuar”, bëri të ditur Rama.
Shqipëria numëron nga janari deri në fund të muajit korrik mbi 5.2 milionë turistë të huaj.