Gazeta britanike Daily Mail publikoi disa foto që mendohet se janë fotot e fundit të shefit të ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, përpara se të vritej nga rrëzimi i avionit pranë Moskës.

Fotot janë bërë në Bangui, kryeqyteti i Republikës Qendrore Afrikane. Lideri i mercenarëve shihet i rrethuar nga banorët vendas, që duken entuziastë që po e takojnë.

Më vonë, Prigozhin publikoi edhe një mesazh, ku deklaroi se ‘Wagner’ po punon për ta bërë Afrikën një vend më të lirë.

Pas kësaj vizite, ai u kthye në Rusi, ku humbi jetën gjatë një fluturimi me avion.

Vdekja e tij shihet gjerësisht si një hakmarrje e presidentit rus, Vladimir Putin pasi në qershor, Prigozhin ndërmori një kryengritje kundër Kremlinit.

Publikimi i fotove vjen pasi autoritetet ruse deklaruan zyrtarisht se Prigozhin ka humbur jetën gjatë rrëzimit të avionit.