Rusia ka dënuar vendimin e Danimarkës dhe Hollandës për të dhuruar avionë luftarakë të tipit F-16 në Ukrainë, duke thënë se kjo gjë do të ktijojë një përshkallëzim të konfliktit, tha ambasadori rus në Danimarkë Vladimir Barbin.
“Fakti që Danimarka ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës 19 avionë F-16 çon në një përshkallëzim të konfliktit”, tha ambasadori rus në Danimarkë Vladimir Barbin në një deklaratë. Ai shtoi: “Duke u fshehur pas premisës se vetë Ukraina duhet të të përcaktojë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet dhe fjalët e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”.
Danimarka dhe Holanda njoftuan dje furnizimin me F-16 në Ukrainë, me dorëzimin e 6 ekzemplarëve të parë të planifikuar për natën e Vitit të Ri.