Sulmin e fundit të Sali Berishës ndaj SPAK, gazetari Habjon Hasani e shikon në një këndvështrim tjetër. Në një status në Facebook, Hasani thotë se Berisha ka sikletin se mos SPAK heton kullën që do të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Sakaq, gazetari aludon se kallëzimi që PD-ja e Bashës dorëzoi në SPAK është hartuar nga “një dorë e kujdesshme anglishtfolëse”.

“Profesor Doktor Berisha paska godit me artileri te rende SPAK-un sot. Me sa duket ka nisur hetimi i asaj kulles 64 kate, perfshire dhe hetimin pasuror te personave te lakuar. Kallezimin ne SPAK e dorezoi PD e Lulit, thjesht e dorezoi, sepse gjasat jane qe hartimin e atij materiali ta kete bere nje dore e kujdesshme anglishtfolese.
Hetimi i asaj kulle ka gjasa te zbuloje te vetmin rast ne Evrope kur fluksi me i madh opozitar shet lekuren me stil gabi”, shkruan gazetari Hasani në Facebook.