Luiz Ejlli ka shtruar një darkë të madhe për suksesin e spotit dhe këngës dedikuar Kiarës. Në këtë mbrëmje me shuma batuta dhe humor kanë marrë pjesë familjarët dhe fëmijët që ishin pjesë e spotit të projektit të fundit të Luizit. Si zakonisht, nuk ka munguar edhe Kiara Tito.

“Falenderoj Zotin për bukën, familjen dhe dashurinë mes nesh”- shkruan Luizi krah fotos, që tregon se gjërat mes dy familjeve janë më mirë se kurrë.