Dea dhe Kristi ishin dy nga finalistët e BBV, të cilët krijuan shumë dinamika brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Duhet theksuar se dyshja është ndër të paktët persona që pas daljes nga BBV, janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Kohët e fundit, në media është përfolur për një marrëdhenie mes tyre dhe urimi që Dea i bëri Kristit për ditëlindje, madje shtoi më shumë dyshimet.

Por ditën e sotme, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Kristi ka sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien e tij me Dean, duke shpjeguar se mes tyre ka thjesht një miqësi dhe respek”.

“Thjesht për të pastruar thashethemet: Unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh”.

Nga ana tjetër, Kristi ka konfirmuar se momentalisht po shijon një marrëdhënie me dikë tjetër.

“Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Faleminderit. Dea vazhdo shkëlqe”.

Kujtojmë që Dea ka bërë një urim tepër special për Kristin, duke treguar se kishin zgjedhur ta festojnë këtë ditë të veçantë nën praninë e njëri-tjetrit dhe familjarëve të tyre. Dea ka ndarë me ndjekësit disa nga momentet e saj dite, ku bashkangjitur shkroi:”Fundjava e ditëlindjes ishte thjesht një mesazh ‘të shtunën boat day në Palasë” dhe stres nga fakti që Kristi nuk kishte asnjë detaj, asnjë organizim, por u kenaqem. Videon e fundit e futa këtu se më ka bere për të qarë kur e kam parë dhe doja nje arsye ta postoja”.