Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Ditën e sotme në pranga ka rënë një 37-vjeçar nga Vlora, me iniciale M.G, pasi gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një sasi kokaine.
Po të njëjtat struktura bëjnë me dije se një i ri përfundoi në pranga, pasi ushtroi dhunë ndaj të dashurës së tij.Në pranga ka rënë H. F., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u ndalua E. K., banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për vjedhje.
Ndërsa 4 persona të tjerë, përfunduan në pranga për disa vepra të tjera penale, përfshirë, kanosje për shkak të detyrës, aksidente dhe zjarrvënie.
“- G. A., 33 vjeç, H. A., 37 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Tiranë. Dy vëllezërit, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta me shtetasin B. A., dhe gjatë konfliktit i kanë dëmtuar atij automjetin. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat, kanë kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës të IMT-së.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. C., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Arbanë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete, dhe më pas është larguar. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin A. H., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasen Z. B., 58 vjeçe, banuese në Krujë pasi në oborrin e banesës së saj ka ndezur zjarr, dhe si pasojë janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Y. T.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.