Makina “Ferrari” e këngëtarit të njohur Noizy është djegur. Sipas News24, makina luksoze e tij është djegur pak ditë më parë në Durrës, një mjet me vlerë 300 mijë euro. Makina e kuqe e cila që prej kohës ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze. Policia tashmë ka prangosur autorin e dyshuar i cili është një i ri nga qyteti i Vlorës dhe është arrestuar pikërisht nga policia e qytetit bregdetar.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit. Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga një tjetër këngëtar me të cilin Noizy ka patur konflikt më parë, i cili figuron të jetë jashtë Shqipërisë. Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri.