Revista franceze VSD, ka bërë një shkrim duke promovuar Shqipërinë, peisazhet, plazhet, kulturën dhe traditën e vendit. Kjo revistë e ka cilësuar Shqipërinë si një vend magjepsës me diversitetin e saj natyror që të lë mbresa, por në veçanti ka shkruar edhe për Thethin dhe liqenin e Komanit. “Parku Kombëtar i Thethit zbulon peizazhe të denja për kartolina, ndërsa liqeni i Komanit të çon në një lundrim joreal nëpër gryka të thepisura”, ka shkruar revista. Revista gjithashtu ka promovuar edhe ushqimet tradicionale shqiptare si byreku dhe rakia, si edhe mikpritjen e ngrohtë të shqiptarëve, raporton revista VSD.

“Lëreni veten të magjepseni nga mrekullitë e fshehura të Shqipërisë, një udhëtim që ndërthur autenticitetin e së kaluarës së saj me shkëlqimin e së tashmes. Do të magjepseni dhe do të befasoheni në çdo moment të kësaj arratisjeje të jashtëzakonshme mesdhetare”, ka shkruar revista. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka ndarë shkrimin e revistës i cili ka lënë një mbishkrim “Një arratisje për t’u zhytur në natyrën dhe kulturën autentike shqiptare”.

“Një arratisje për t’u zhytur në natyrën dhe kulturën autentike shqiptare. Këtë sugjeron revista e mirënjohur VSD për të gjithë lexuesit e saj francezë, duke promovuar këtë javë plazhet dhe peizazhet fantastike, por edhe kulturën dhe traditat tona që po tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë francezë si asnjëherë më parë”, ka shkruar Rama.