Gjykata ka caktuar masën e sigurimit arrest me burg për 3 zyrtarët e repartit ushtarak në Zall Herr, ku u zbuluan 123 bimë kanabis.

Togat e zeza lanë në qeli tre ushtarakët, Gramoz Mullai, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë, Rustem Koçi, me detyrë Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, me detyrë Specialist Sigurie, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Ata kanë mohuar akuzat dhe kanë deklaruar në Gjykatë se 140 hektarë tokë është e pamundur për t’u kontrolluar e gjitha.