Dua Lipa po kalon më shumë kohë në Shqipëri këtë verë. Në fillim të gushtit këngëtarja kaloi disa ditë pushime me familjen dhe miqtë në bregdetin shqiptar. Më vonë ajo shkoi në Greqi për të kaluar pushimet me të dashurin, Romain Gavras. Dhe tani Dua është rikthyer sërish në jug të Shqipërisë, por këtë herë së bashku me të dashurin.

Këngëtarja ka postuar edhe një video ku shfaqet me Romain Gavras duke pushuar.


Bashkë me ta ndodhet edhe familja e Duas. Ata po i kalojnë pushimet në Ksamil.