Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa është takuar me vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare, e cila shërben si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Ka qenë Besiana Kadare e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan.

“E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse,”- shkruan Besiana Kadare.