3 muaj të verës, nga qershori në gusht, një 32-vjeçar nga Durrësi nuk i shfrytëzoi për të bërë pushime, por për të vjedhur shtëpi të ndryshme në qytetin bregdetar.

Qytetarë të shumtë kishin bërë denoncime për vjedhje dhe nga hetimet e policisë u zbulua se në të paktën 8 raste, autor i dyshuar është Oliv Tusha.

I riu kishte një sërë materialesh, si pinca, kaçavida e çelësa që i shërbenin për të hapur dyert e banesave.

Policia i gjeti dhe i sekuestroi 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të cilat pasi të identifikohen se kujt i përkasin do tu kthehen pronarëve.

Blutë e Durrësit thonë se Oliv Tusha, është autor i dyshuar edhe për 6 tentativa për vjedhje.