Këngëtari shqiptar Alban Ramosaj ka vendosur ta lë muzikën. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Ai i ka kushtuar një letër publikut të tij nga ku ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë për ta marrë këtë vendim.

“Si një nomad i ëndrrave, udhëtari niset në një rrugëtim ku çdo hap është një vallëzim me të panjohurën. Përmes peisazheve të ndryshme, ai nxjerr njohuri nga qilimi i fushave të jetës, dhe në këtë odishe, kupton që vetë rrugëtimi bëhet një destinacion kuptimplotë”, ka shkruar ai.

Ai në letër ka thënë se dëshiron të mbetet autentik dhe kjo është arsyeja pse po dëshiron të heqë dorë nga muzika dhe nuk po dëshiron që ndikimet e jashtme ta pushtojnë atë si artist.

Ramosaj ka shkruar se po e ndjen se është koha të bëhet egoist në mënyrë që ta shpëtojë veten, ta riparojë dhe ta pastrojë shpirtin nga ndotjet që i janë bërë.

Ramosaj e ka përmbyllur letrën duke shkruar se e ka ndier obligim ndaj publikut që të i drejtohet me një shpjegim si kjo letër duke treguar mirënjohje të thellë për ta.