Këngëtari Ed Sheeran ka përfunduar punimet në kishën e tij private, në të cilën ka ndërtuar edhe varrin, në mjediset e shtëpisë së tij në East Suffolk. Daily Mail raporton se puna në kishë filloi më shumë se 19 muaj më parë.
Ndërtesa e quajtur nga vendasit “Sheeranville” ka një formë varke dhe një kullë mbresëlënëse, ku këngëtari dhe të dashurit e tij mund të meditojnë, të luten dhe të relaksohen. Ajo është e gjatë 65 metra, e kompletuar me një shkallë spirale.
Këngëtari 32-vjeçar, i cili jeton me gruan e tij Cherry dhe dy fëmijët e tyre, fillimisht kishte plane për të ndërtuar një kishë më të madhe, por kjo u refuzua nga arkitektët dhe inxhinierët. Disa fqinjë e kundërshtuan ndërtesën, duke thënë se tashmë kishte mjaft kisha në zonë për t’u shërbyer banorëve.